Moti me diell dhe shi edhe në Shipëri

09:37 | 12 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Mot me diell dhe në vendet malore me reshje shiu do të mbajë në Shqipëri gjatë  kësaj jave.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se kjo javë do të jetë me mot të mirë.

“Do të kemi orë të shumta me diell, kryesisht gjatë ultësirës perëndimore, ndërsa herë pas here në zonat malore do të kemi kalime të pakta të vranësirave,” u shpreh Osmani i cili sqaroi se këto vranësira mund të sjellin momente me pak shi.

Reshjet e shiut ka shumë mundësi të nisin nga e premtja pasdite, tha meteorologu. Ai shtoi se fundjava do të përfshihet nga rrebeshe afatshkurtra.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten në dominimin e kthjellimeve, thotë Osmani/Euronews Albania/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme