Ngjarjet e paralajmëruara me 12 shtator

07:02 | 12 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

10:00

Instituti Shkencor Kosovaro – Suedez mban ligjeratën e ekspertit norvegjez Josef Martinsen, dëshmitarë për veprimet gjenocidiale të serbëve të kryera mbi popullatën shqiptare. (Bibloteka Kombëtar)

11:00

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

11:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për medie. (Ish-Rilindja, salla 914)

13:00

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ul në gjysëm-shtizë flamurin, si dhe ndez qirinj në nderim të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, e cila u nda nga jeta. (Te shtatorja e Bill Clintonit, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme