Raphinha beson se Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

15:26 | 11 Shtator 2022
A. B.

Raphinha beson se Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sulmuesi brazilian ka thënë se ka talent të mjaftueshëm brenda skuadrës për të arritur këtë sukses.

“Absolutisht. Përveç talentit që ka skuadra, mendoj se më e rëndësishmja është qëndrimi për të fituar. Dhe ne e kemi këtë”, tha ai.

Tutje, 25-vjeçari foli edhe për Robert Lewandowskin, të cilin e cilësoi si një futbollist të madh.

“Ai është një futbollist i madh. Të gjithë e dinim atë. Duke qenë rreth tij, ju mund të shihni se ai është shumë më tepër se një lider. Pamë edhe talentin e Dembeles, Ansu Fatit, Ferran Torres, Memphis. Të gjithë kanë cilësi të mëdha. Kushdo që luan do të ketë rezultate të shkëlqyera”, shtoi Raphinha.

Barcelona është në Grupin C të Ligës së Kampionëve, bashkë me Bayern Munichin, Interin dhe Viktoria Plzenin. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme