Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se sistemet TIMS në pikat kufitare janë në punë që prej mëngjesit të sotëm.
Ai përmes një reagimi në Twitter, ka shkruar se agresori nuk ia ka arritur qëllimit dhe se nuk ka pasur zhdukje apo rrjedhje serioze të dhënash.
“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!”, shkruan Rama në Twitter.
Sipas tij, nga ana teknike vendi ynë ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm.
“Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm”, ka shkruar Rama.
Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhudkje a rrjedhje serioze të dhënash! /arbresh.info/
— Edi Rama (@ediramaal) September 11, 2022
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...
TikTok do të ndalojë filterat e bukurisë për adoleshentët