Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane i Shtëpisë së Bardhë (WHNSC) dënoi sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë.
Në një reagim në Twitter, WHNSC thekson se po e mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për rimëkëmbjen e sistemit.
”Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë”, thuhet në një postim në Twitter të këtij këshilli.
”Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria amerikane po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe për t’u rimëkëmbur (nga ky sulm kibernetik)”, shtohet në deklaratën e WHNSC-së.
The United States condemns the September 9th cyberattack against our NATO Ally, Albania. This malicious activity against Albania follows the July 15 cyberattack conducted by the Government of Iran. The U.S. government is supporting Albania’s efforts to mitigate and recover.
— National Security Council (@WHNSC) September 11, 2022
De la Fuente kritikon Real Madridin për mos pjesëmarrjen në ...
Izraeli thotë se diskutimet për armëpushim do të vazhdojnë
Momenti kur Monika Kryemadhi nga Parlamenti lexon postimin e...
Lista e Topit të Artë/ Nga vendi i 15-të deri te ai i 11-ti
Hamëza vazhdon me punëtorin e radhës në Gjilan, dëgjon kërke...
Vjedhje e rëndë në tri objekte të spitalit të Gjakovës