Katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike të premtën mbrëma në Restelicë të Dragashit.
Sipas policisë, deri të perleshja ka çuar një mosmarrëveshje lidhur me një pronë.
Katër të dyshuarit janë arrestuar nga policia, teksa gjatë përleshjes kanë pësuar lëndime trupore.
“Gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve me thikë e kishte goditur të dyshuarin tjetër e cila thikë është sekuestruar si dëshmi materiale” thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, një nga të dyshuarit e përfshirë në rast është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë