Vizita në fillim të kësaj jave e kryeministres serbe Ana Brnabiq në Kosovë dhe deklarimet për asociacionin, nga analistët kosovarë shihen si deklarata të përhershme të pushtetarëve në Serbi, dhe tregojnë se nuk janë aspak të interesuar për serbët e Kosovës.
Këto janë deklarata të përhershme jo vetëm të Brnabiq por të gjithë pushtetarëve në Serbi, ka thënë Fatmir Sheholli për arbresh.info.
Lidhur mbi atë së çfarë tha Brnabiq, ai mendon se kjo do të përmendet në çdo deklaratë të tyre.
“Ata këtë do ta përsërisin si papagajt në çdo deklaratë të tyre dhe siç duket e kanë përkrahjen edhe të faktorit ndërkombëtar që kjo çështje të vendoset në rend dite”, u shpreh Sheholli.
Tutje ai shton se Kosova duhet të jetë më sy të hapur që ta dimë se çfarë forme ose cili do të jetë koncepti i kësaj çështje.
“Ajo që kemi bërë ne si institut për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike është se kemi dal me propozim të hapur dhe publik është që asociacioni të mos pranohet, në asnjë formë deri sa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës”, përfundoi ai.
E nga ana tjetër analisti Ridvan Berisha thotë se kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq nuk e ka idenë se çfarë është duke ndodhur me këtë proces, dhe se vizita e saj në Kosovë ishte vetëm për t’u dhënë moral serbëve të Kosovës.
“Asgjë e re, jo vetëm për Serbinë por edhe për Kosovën. Ajo erdhi këtu në Kosovë për t’u dhënë moral serbëve kosovarë, Brnabiq nuk e ka idenë se ç’po ndodhë me ketë proces edhe pse është kryeministre”, u shpreh Berisha për arbresh.info.
Ai gjithashtu shton se asaj nuk i intereson fare për serbët e Kosovës, dhe se ata i përdorin serbët e Kosovës për ‘karburant’ populist elektoral.
Berisha shton se çështja e asociacionit tash e disa vite është duke u diskutuar në Bruksel, por si do të diskutohet e për çfarë do të diskutohet nuk e dimë ende.
“Çështja e asociacionit është në tavolinë tash e sa e sa vjet, natyrisht që do të diskutohet për të në Bruksel. Se si do të diskutohet dhe se për çfarë modeli do te merren vesh Kosova e Serbia, ketë nuk e dimë ende”, përfundon ai.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq e cila qëndroi në veri të Republikës së Kosovës, ka kushtëzuar marrëveshjen Kosovë – Serbi me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke thënë se “nëse nuk ka asociacion nuk mund të bisedohet për marrëveshjen e dytë për normalizim”. Ndërkohë që përsëriti pretendimet serbe se është Kosova ajo që duhet të angazhohet më shumë në dialog, pasi sipas saj, Serbia mbetet e përkushtuar për një gjë të tillë./Kujtesë Berisha /arbresh.info/
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik