Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për konsumimin dhe blerjen e produkteve franceze, duke vënë theksin mbi mbrojtjen e sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit në vazhdën e luftës Ukrainë-Rusi dhe krizës së energjisë dhe klimës.
Sipas BFMTV, Macron ka mbajtur një fjalim në festivalin bujqësor në qytetin Outarville.
“Mbrojtja e sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit në vazhdën e luftës Ukrainë-Rusi dhe krizës së energjisë dhe klimës është lufta më e madhe”, tha Macron duke u bërë thirrje qytetarëve francezë që të konsumonin dhe të blinin produktet me origjinë franceze.
“Po kalojmë një kohë të vështirë që kërkon mobilizimin e të gjithëve”, theksoi Macron.
“Krahas nevojës për të shpëtuar nga varësia e produkteve bujqësore ruse, si plehu kimik ne duhet te përballemi edhe me çmimet e energjisë në rritje të cilat janë nje armë për Moskën”, tha Macron./atsh/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte