Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj Gjykatës Speciale duke e cilësuar atë të panevojshme për shkak të, siç tha, mos ekzistimit të arsyes kryesore të krijimit të saj, trafikimit me organet njerëzore.
Bosch, e cilësoi Gjykatën Speciale si një projekt shumë të shtrenjtë evropian dhe tha se Gjykatë Speciale nuk është krijuar as për krimet e tmerrshme që Shteti Islamik (ISIS), ka kryer ndër vite.
Siç raporton RTV21, ai e vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të rivlerësuar vendimin e Këshillit të Evropës, por tha se Kryeministri shqiptar, Rama, do të duhej të prezantonte një Rezolutë të re që do ta zëvendësonte të vjetrën.
Ish-ambasadori holandez tha se gjykata aktuale duhet të tregojë shembull të drejtësisë dhe të mos mbajë në paraburgim njerëzit për një kohë të gjatë pa një aktakuzë.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...