Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmin e 11 shtatorit në ShBA, i cili nesër bën 21 vjet.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, thotë se 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi përgjithmonë kursin e globit.
“11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në një ndër ditët më të zeza të historisë moderne, sulmi terrorist i paprecedent kundër Shteteve të Bashkuara, lëkundi botën por nuk e theu shpirtin e madh amerikan. Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci. Në njëzetenjë vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikan, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar i pari i AAK-së./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...