106 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

16:53 | 10 Shtator 2022
E.H

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, janë kryer 672 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 106 qytetarë.

Janë 1,615 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 148 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,603 që nga fillimi i epidemisë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme