Google ADS

“Çmimet do të rriten ende”, Hoti i propozon Qeverisë një zgjidhje për krizën

14:46 | 10 Shtator 2022
K.B

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar pakon e Qeverisë për përballjen me inflacionin.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kjo pako është e vonuar dhe jo-adekuate.

Ai thotë se zgjidhje është indeksimi i pagave e pensioneve.

“Pakoja për përballje me inflacionin që u propozuar nga Qeveria, e cila parasheh mbështetje të njëhershme për familje, do të kishte kuptim në kohën e pandemisë, kur familjet kishin nevojë për mbështetje të njëhershme për të përballuar rënien e të ardhurave gjatë muajve të mbylljes totale”, shkroi ai.

“Tani është e qartë se rritja e çmimeve do të vazhdojë edhe për disa muaj. Me gjasë, pas një kohe çmimet do të stabilizohen në nivele të larta. Prandaj, rënia e fuqisë blerëse e të ardhurave të familjeve nuk është e përkohshme dhe, rrjedhimisht, nuk mund të zgjidhet me masa të njëhershme. Masat duhet të jenë sistematike dhe afatgjata”, u shpreh Hoti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme