Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka arritur në Kiev, në shenjë solidariteti me Ukrainën, teksa ky shtet përballet me luftën e nisur nga Rusia në fund të muajit shkurt.
Baerbock ka thënë se Gjermania do të vazhdojë “të qëndrojë në anën e Ukrainës për aq sa të ketë nevojë – do të dërgojë armë, si dhe ndihmë humanitare e financiare”.
Ajo pritet të takohet me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, dhe zyrtarë tjerë, për të diskutuar mënyrat si mund të ndihmojë Gjermania në pastrim të territoreve nga minat, dhe krimet tjera që besohet t’i kenë kryer forcat ruse në territorin ukrainas.
Kjo është vizita e dytë e ministres gjermane në Ukrainë, prej shpërthimit të luftës.
Baerbock ka thënë se është e qartë për të se presidenti rus, Vladimir Putin është “duke pritur kohën kur do të lodhemi ne së qëndruari pranë Ukrainës”.
Ajo ka folur edhe për çmimet në rritje të energjisë në Evropë, për shkak të zvogëlimit të furnizimeve ruse me naftë dhe gaz natyror.
Sipas saj, Moska e ka marrë këtë vendim ndaj Perëndimit si hakmarrje ndaj sanksioneve që i janë vënë Rusisë për nisjen e luftës në Ukrainë.
“Ai (Putini) beson se mund të ndajë shoqëritë tona me gënjeshtra dhe shantazhe për furnizimet me energji, por kjo taktikë nuk do të funksionojë, sepse e gjithë Evropa e di se Ukraina është duke mbrojtur rendin tonë paqësor”, ka thënë mes tjerash Bearbock.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...