Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme pritet të hapet në 16 shtator, në mbledhjen e parë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka planifikuar të zhvillojë.
Kreu i KLP, Alfred Balla në një intervistë televizive, tha se, “drejtuesi aktual i Prokurorisë së Posaçme përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe ne kemi detyrimin si Këshill që 3 muaj para përfundimit të hapim garën”.
Sipas tij, i bie që javës tjetër, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit që kemi fiksuar në datë 16 shtator, një nga pikat në rendin e ditës do të jetë edhe hapja e garës për drejtues të Prokurorisë së Posaçme.
Balla foli edhe mbi kriteret që favorizojnë më shumë kandidatët.
“Kuptohet që kandidatët që kanë më shumë eksperiencë në drejtim, sepse mundet të jesh një prokuror i mirë, por nuk je menaxher i mirë i një zyre. Kandidatët që kanë spikatur me punën e tyre. Ata që kanë një figurë edhe mediatike dhe marrëdhënien me median dhe publikun për aq sa i takon. Kandidatët që kanë eksperienca në hartimin e akteve nënligjore dhe rregulloreve do i kemi parasysh në përzgjedhje”, tha ai.
Plotësimi i SPAK me 20 prokurorë, sipas Ballës do të duhet të presë, pasi Këshilli është fokusuar në plotësimin e vakancave në prokuroritë e rretheve aty ku mungojnë 104 prokurorë.
“Burimi kryesor i futjes së prokurorëve në sistem është Shkolla e Magjistraturës dhe që kur jemi krijuar kemi emëruar 40 prokurorë. Këtë vit ne emëruam 22. Për të zbutur vakancat i kemi propozuar Kuvendit që të bëhet i mundur ndryshimi i ligjit në lidhje me prokurorët që janë në proces studimi të cilët vitin e 3 të munden ta bëjnë praktikë të pagueshme dhe të punojnë në sistem”, u shpreh kreu i KLP teksa shtoi se, ndryshimi i ligjit do të sjell më shumë burime njerëzore në sistem./atsh/
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?