32-vjeçari kinez Liangbin Chen i kërkuar nga Kina për grabitjen e afron 140 milionë eurove në shtetin Kinez, i cili është arrestuar në muajin Korrik në Tiranë, është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës.
Chen akuzohet si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda.
Sipas Tv Klan, Gjykata e Tiranës e ka marrë këtë vendim pasi mbrojtja ka paraqitur një ekspertizë mjekoligjore, ku thuhet se Chen është i sëmurë dhe nuk mund të qëndrojë në qeli.
Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari Kujtim Vranici, Chen do të qëndrojë në arrest shtëpie në mbikëqyrje policore.
Kujtojmë se, Chen u arrestua më 11 korrik të këtij viti në Rinas pasi në momentin që ka kryer procedurat e regjistrimit në hyrje me linjën ajrore “Air Albania” Londër-Tiranë, ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritet kineze. Grupi kriminal në të cilin i riu bënte pjesë kishte mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërsa aktiviteti i tyre ka qenë i shtrirë edhe në Dubai. Platforma e ngritur online u mbyll dhe Chen bashkë me bashkëpunëtorët u zhdukën me 1 miliard jen, ose 145 milionë euro. Më pas 32-vjeçari mbërriti në Shqipëri nga Dubai dhe dyshohet se do të fshihej në vendin tonë.
NJOFTIMI I GJYKATES
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg”, të caktuar ndaj shtetasit L Ch., me vendimin Nr.. Regi.Themeltar, date 14.07.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, me ate te “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 K.Pr.Penale.
Urdhërohet shtetasi L. Ch. qe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në..
Urdhërohet organi i Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Tirane per te siguruar zbatimin e këtij vendimi qe te realizohet mbikëqyrja e vazhdueshme 24 oreshe nga punonjësit e Policisë të Komisariat Nr..Tiranë, që mbulon juridiksionin e vendbanimit të tij, si dhe për ndalimin e përdorimit të pasaportes apo dokumentave të tjera identifikuese të vlefshme, për daljen e tij jashtë shtetit.
Urdhërohet lirimi i menjhershëm i shtetasit të huaj L. Ch. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonje shkak tjeter.
Ngarkohet prokurori i çështjes pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund te bëhet ankim në Giykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve,
duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall ne Tiranë, sot më datë 09.09.2022.
Sekretare
Gjyqtar
Kujtim Vranici
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...