Haradinaj: Dy lajme të shkëlqyeshme nga SHBA-të për Kosovën

23:15 | 9 Shtator 2022
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar lajm të mirë ndarjen e një fondi prej 2.2 miliardë dollarë për investime afatgjate në fushën e sigurisëpër aleatët dhe partnerët e SHBA-së, ku përfshihet edhe Kosova.

Haradinaj në Facebook, ka përmendur edhe diplomimin e dy pilotëve të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër U.S Air Assault në Iowa të ShBA-ve.

“Dy lajme të shkëlqyeshme nga miqtë dhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diplomimi i dy pilotëve të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër U.S Air Assault në Ioëa të ShBA-ve. Poashtu, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të NATO-s, Sekretari Blinken, ndau një fond prej 2.2 miliardë dollarë për investime afatgjate për aleatët dhe partnerët e saj, përfshi edhe Kosovën”, ka shkruar Haradinaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme