Lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn në një fazë kritike falë kundërofensivës së Kievit, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Forcat ukrainase arritën të ndalonin ofensivën e Moskës në Donbas, të sulmonin prapa linjave ruse dhe të rimarrë territorin”, tha ai gjatë një konference për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken, transmeton portal arbresh.info
“Vetëm në ditët e fundit ne kemi parë përparim të mëtejshëm si në jug në Kherson dhe në lindje në rajonin e Kharkiv”, shtoi ai.
Ai tha se kjo tregon “guximin, aftwsinw dhe vendosmwrinw e forcave tw ukrainws”, ndwrsa shtoi se Ukraina do tw vazhdojw tw marrw mbwshtetjen e NATO-s.
Sipas Stoltenberg, solidariteti perëndimor nuk duhet të lëkundet tani pavarësisht krizës energjetike dhe rritjes së kostos së jetesës.
“Por çmimi që ne paguajmë matet në para, ndërsa çmimi që paguajnë ukrainasit matet me jetë,” tha Stoltenberg. “Dhe ne të gjithë do të paguajmë një çmim shumë më të lartë nëse Rusia dhe regjimet e tjera autoritare e shohin agresionin e tyre të shpërblyer”.
“Nëse Rusia pushon së luftuari, do të ketë paqe. Nëse Ukraina pushon së luftuari, ajo do të pushojë së ekzistuari si një komb i pavarur. Kështu që ne duhet të vazhdojmë për Ukrainën dhe për ne”, tha ai./arbresh.info/
“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, O...
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...