Google ADS

Si iu kthye Mbretëresha Putinit në vitin 2003 pasi ai u vonua 14 minuta për takim

19:11 | 9 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, njerëzit në mbarë botën kanë kujtuar momente nga jeta e saj.

Ndër të tjera, është kujtuar edhe takimi i Mbretëreshës me Presidentin rus, Vladimir Putin, në vitin 2003, transmeton portal arbresh.info

Presidenti rus u vonua 14 minuta në atë takim. Sipas ish-sekretarit britanik të Brendshëm, David Blunkett, Mbretëresha nuk e priti mirë këtë.

Blunkett më vonë i kërkoi falje Mbretëreshës për qenin e tij udhërrëfyes që leh ndaj Putinit, dhe ajo më pas komentoi: “Qentë kanë instinkte interesante, apo jo?” tha Mbretëresha duke buzëqeshur.

Vladimir Putin ka ngushëlluar Mbretin Charles III dhe popullin britanik për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II./arbresh.info/

https://twitter.com/SamRamani2/status/1567937410314510337?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1567937410314510337%7Ctwgr%5Eab665d3907ff28cda6aef4141200e6c7ea1b3c7f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fmagazin%2Fclanak%2Fkako-je-kraljica-2003-spustila-putinu-nakon-sto-je-kasnio-na-sastanak-14-minuta%2F2393922.aspx

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme