Lista Serbe ka reaguar sërish për patrullimet e Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Kjo listë, përmes një komunikate për media, ka ftuar varësit e kryeministrit Kurtit që të mendojnë mirë para se t’i mbështesin aktivitetet policore atje, të cilat i ka quajtur të paligshme.
“Përpjekja e Albin Kurtit dhe ndihmësit të tij Xhelal Sveçla për të frikësuar popullin serb dhe për të pushtuar komunat tona me ndërtimin e paligjshëm të bazave për njësitë e tyre speciale, një udhëtim njëditor në liqen dhe sekuestrimin e pronave serbe në veri të Kosovës nuk do të kalojë. Edhe qindra forcat tuaja speciale nuk do të kenë sukses të trembin popullin serb. Ne do t’i mbrojmë pragjet tona dhe familjet tona. Të shumtë ishin ata që u përpoqën ta skllavëronin dhe ta pushtonin popullin serb dhe të gjithë e dimë se si shkoi. Prandaj ftojmë mentorët e Albin Kurtit që të mendojnë mirë para se të ofrojnë mbështetje për këto aktivitete të paligjshme. Populli serb dëshiron paqen, por edhe lirinë dhe nuk do ta lejojë veten të bëhet skllevër në komunat e tij, në vatrat e tij shekullore”, thuhet në komunikatë.
Sipas listës serbe, qeveria e Kosovës po kërcënon paqen në veri derisa ka shtuar se Kosova nuk do të dominojë asnjëherë atje.
“Mbani parasysh se ju jeni këtu në tokën tonë, se askush nuk ju ka thirrur, se duke rrëmbyer tokën serbe dhe duke keqtrajtuar popullin tonë, ju kërcënoni drejtpërdrejt paqen në këtë zonë dhe se kurrë nuk do të dominoni veriun e Kosovës”, përfundon komunikata./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...