Ka rënë në prangat e policisë, 38-vjeçari nga Durrësi që tentoi të vidhte para në bankomatin ne një filiali banke, në Kamzë të vitit 2014.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chips”.
Operacioni, nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Vihet në pranga një shtetas, i cili në vitin 2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e një filiali banke, në Kamzë.
Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, në bazë të një procedimi penal të vitit 2014, të rifilluar në prill të këtij viti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Chips”.
Si rezultat i ketij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– A. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ”Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Francë dhe në Itali.
Shtetasi A. P., më datë 28.06.2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...