Edhe këtë vit ‘Termokos’, do të furnizojë me ngrohjes rreth 16 mijë konsumatorë. Një lajm i mirë për të gjithë konsumatorët në Prishtinë, është se përkundër rritjes së çmimeve në të gjitha sektorët, qytetarët do të paguajnë njëjtë për ngrohje nga “Termokos”.
Afërdita Uka-Fejzullahu, zëdhënëse e ‘Termokosit’, tha se çmimet e ngrohjes për këtë vit ‘Termokos”, ka arritur që të ruajë çmimet sikur vitin e kaluar. “Për këtë vit nuk kemi ngritje, sipas indikacioneve nuk do të ketë rritje të çmimeve të ngrohjes”, theksoi ajo sot në RTK.
Ajo ka bërë me dije se ‘Termokos’, do të vazhdojë me planin e zgjerimi të rrjetit. “Këtë sezon do të kemi rreth katër mijë konsumatorë të rinjë në ‘Termokos’, kjo do të ndikojë në kursim të energjisë elektrike”, tha ajo. Sipas saj do të ketë zgjerim të rrjetit dy lagjet, ‘Arbëri’ dhe ‘Topahane’.
Afërdita Uka-Fejzullahu, zëdhënëse e ‘Termokosit’, bëri me dije se donatorët kanë shprehur gatishmëri për të përkrghahur ‘Termokos’, për shkak të të zvogëlimit të ndotjes dhe kurim të energjisë.
Ndryshe ngrohja nga ‘Termokos’ fillon më 15 tetor.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...