Grabitësi shqiptar tenton t’ia hedh autoriteteve italiane, i vihen prangat rrugës për në Shqipëri

12:19 | 9 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Një shqiptar i identifikuar me inicialet K.G, ka tentuar që t’i hedh paq ndaj autoriteteve italiane, edhe pse kishte bërë disa krime.

Sipas mediave, raportohet se shqiptari akuzohet për grabitje në Itali, por për t’i shpëtuar burgut mendoi të arratisej në Shqipëri. Por çdo gjë u pikas nga autoritetet.

Mësohet se shqiptari, me iniciale K.G, ka shkuar në port dhe ka tentuar që të shmangë kontrollin nga policia.

Më pas u zbulua se ndaj shqiptarit kishte një urdhër arresti për një grabitje të kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme