Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka pranuar informacione se dy persona të dyshuar me një veturë me targa vendore janë duke transportuar substanca narkotike në drejtimin Gjakovë – Prishtinë.
Pas pranimit të kësaj informate, njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjakovë, në asistencë edhe nga njësitë patrulluese nga stacioni policor në Klinë kanë marrë veprime të menjëhershme për ndalim të veturës së dyshuar.
Njësitë përkatëse kanë arritur që ta ndalojnë veturën e lartcekur, me ç’rast është bërë edhe arrestimi i dy personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:
një veturë me targa vendore,
dy qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit mariuhanë me peshë rreth 1425 gramë (1 kg e 425 gramë).
Pas konfirmimit të urdhrit verbal, njësia policore nga DHTN në asistencë nga NjRSh- Gjakovë ka zbatuar urdhër-kontrollin në shtëpinë dhe dyqanin e njërit nga të dyshuarit, ku gjatë kontrollit si provë materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar:
para në vlerë prej 14 mijë e 75 euro,
një qese najloni e mbushur me substancë e dyshuar për narkotikë e llojit mariuhanë me peshë rreth 536 gramë,
dy telefona mobilë,
një armë zjarri, një karikator dhe 12 fishekë të kal 9×19 mm.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit ndalohen në ndalim policor ndërsa rasti i kompletuar u dedikohet njësive policore kompetente për trajtim të mëtutjeshëm./arbresh.info/
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...