Google ADS

Mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara brenda një jave në Gjilan

09:45 | 9 Shtator 2022
E.H

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 02.09.2022 – 08.09.2022 në vazhdën e implementim i Planeve Operative ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.

“Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1543 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim i 12 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,

Hetim i 12 aksidente të komunikacionit me të lënduar,

Konfiskuar 22 patentë shofer,

Shqiptim i 11 kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave,

Konfiskim i pesë motoçikletave.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan bëjnë të ditur se kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kunjestarë:192; 03850807001./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme