Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan zhvilloi një bisedë telefonike këtë të enjte me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se Sullivan shprehur mbështetjen të Shteteve të Bashkuara pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik.
Ata u angazhuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike.
Ndër të tjera, Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare nga Shqipëria të shtetasve afganë që kanë ikur nga Afganistani, si dhe u diskutura partneriteti mes dy vendeve për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n.
Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pasi u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit./Euronews Albania/
Kurti mirëpriti sportistë pjesëmarrës të garave ndërkombëtar...
Për çfarë po vuan dënimin tash e 20 vjet Bedri Krasniqi dhe ...
Vitia dhe Krasniqi nesër vizitojnë Mamografin Mobil në Komun...
E akuzuan që është pronar i terminalit doganor, Sami Lushtak...
OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike
Vesel Demaku, një tjetër talent që i thotë ‘Po’ Kosovës