Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve komunalë të komunës se Istogut, për 21 vepra korruptive.
Sipas aktakuzës të proceduar sot nga Prokuroria Themelore e Pejës në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, është krijuar dyshimin i bazuar mirë, se gjashtë (6) zyrtarët e pandehur me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në njëzetenjë (21) raste kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, njofton Prokuroria Themelore në Pejë.
“Të pandehur sipas aktakuzës janë :1) J.B, (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), 2) I.H (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), 3) B.D (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), 4) R.B (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban), 5) Rr. G (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim) si dhe 6) E.B (përgjegjëse për mjedis)”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale e cilat ju vihet në barrë.
Gjithashtu, prokurori i shtetit që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: “ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...