Avokati i Veselit, Emerson , foli për çështjen e dëshmitarëve që nuk janë në gjendje të deklarojnë dëshmitë që kanë dhënë më parë.
Ky u ndal për të sqaruar deklaratën e Veselit me rastin e arrestimit te tij, që, mes tjerash, pati deklaruar se UÇK ishte lëvizje e njerëzve, përpjekje për të mbrojtur popullsinë civile nga dhuna çnjerëzore të ushtrisë serbe.
Emerson sqaroi se Veseli kërkuar që të theksoj këtë pjesë të deklaratë në momentin e arrestimit të tij, të cilën ZPS-ja ka përzgjedhur pjesë të deklaratës për ta shtrembëruar deklaratën e Veselit.
“Aspekti tjetër që e përforcon këtë ka të bëjë me dëshmitarët që nuk janë ftuar nga ZPS, e tani kjo propozon numrin orëve brenda kohës kur thërrasin dëshmitarët. Kjo është një ekonomi false, sepse procedura është që parashtrohet dokumenti me shkrim të pranohet që dëshmitari të jetë në dispozicion t’i bëhet pyetje, që mbrojtja pastaj të analizojë dëshminë e tyre”, deklaroi ai.
Tutje avokati Emerson shtoi se prokuroria dëshiron që mbrojtjes t’i ofrohet një afat kohorë që mbrojtjes t’ia lë përgjegjësinë t’ia lërë mbrojtjes, “pra shkurtohet koha e jo ora e gjykimit, që bënë të jetë panoramë false e gjykimit”.
Ne nuk shikojmë asnjë lloj progresi nga këto dokumente, ky parashkrim është përsëritje e sjelljes së ZPS-së, duke kritikuar edhe për mënyrën e menaxhimit të procesverbaleve.
Sipas tij, dëshmitarët që kanë dëshmi me shkrim e jo me gojë është shumë e vështirë të bëhet vlerësimi i besueshmërisë së tyre, që është e rëndësishme.
Më pastaj, avokati Emerson bëri thirrje që trupi gjykues duhet të vendosë të bëjë pranueshmërinë e këtij procesi që në fazat e hershme. /rtk
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...