Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka pritur sot në një takim përshëndetës Shawn Waddoups –Drejtorin në largim të INL-it (Byroja Ndërkombëtare për Lëndë Narkotike dhe Zbatim të Ligjit) në kuadër të Ambasadës Amerikane.
Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë Kimberly Riffe dhe ekipi ICITAP-it në IPK.
Takimi përfshiu prezantimin e Drejtoreshës së re të INL-it, Tamara Greig si dhe diskutimet për rekomandimet e dhëna nga ekipi vlerësues i INL-it si dhe planin e përbashkët për zbatimin e tyre.
Zyrtarët e Inspektorati Policor të Kosovës gjatë takimit falënderuan zyrtarët e INL-it dhe Ambasadën Amerikane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të dhënë për IPK-në në fuqizimin e kapaciteteve profesionale në fushën e mbikëqyrjes policore dhe donacioneve në pajisje të ndryshme./arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’