Google ADS

NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

14:44 | 8 Shtator 2022
E.H

Sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë e ka dënuar NATO.

Përmes një shkrimi në rrjetit social Twitter kreu i aleancës, Jens Stoltenberg shprehet se NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike.

“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, tha Stoltenberg.

Ambasada iraniane u boshatis sot pas ultimatumit të dhënë një ditë më parë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili i’u dha 24 orë kohë stafit diplomatik të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohen nga Shqipëria.

Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme