Diplomatët iranianë kanë djegur dokumentet e tyre disa orë para se ishte paraparë që të largoheshin nga Shqipëria.
Shqipëria më 7 shtator ndërpreu raportet diplomatike me Iranin, duke e akuzuar Republikën Islamike se qëndron prapa një sulmi kibernetik që ndodhi në korrik.
Gjatë një video-adresimi të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, urdhëroi diplomatët dhe stafin që të mbyllnin ambasadën dhe të largohen nga shteti brenda 24 orëve.
Kjo është hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s zyrtarisht fajëson Iranin për organizim të një sulmi kibernetik dhe ndërmerr masa të tilla.
Rama tha se sulmi kibernetik i korrikut ka kërcënuar paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve digjitale si dhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.
Ky sulm preku edhe platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.
Shqipëria akuzon Iranin për “agresion shtetëror”, ndërpret marrëdhëniet diplomatike
Një dëshmitar i tha Reuters se ka parë një person brenda ambasadës duke hedhur letra në një fuçi me zjarr.
Uashingtoni, aleati i ngushtë i Tiranës, po ashtu ka fajësuar Iranin për sulmin dhe ka premtuar se do të “ndërmarrë hapa të mëtejmë që Irani të mbahet përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë” e Shqipërisë.
Teherani ka dënuar vendimin e Tiranës për të ndërprerë raportet diplomatike, duke thënë se për këtë çështje, Shqipëria mori vendim “mbi pretendime të pabaza”.
Në Shqipëri, pranë qytetit të Durrësit, prej vitit 2016 strehohen rreth 3.000 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), pas kërkesës së parashtruar nga Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e Iranit i konsiderojnë terroristë anëtarët e këtij grupi./Rel
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin