Vetëvritet një person në Prizren

09:11 | 8 Shtator 2022
K.B

Një rast i rënd është raportuar dje në qytetin e Prizrenit, ku një person i ka dhënë fund jetës.

Në njoftimin e policisë thuhet se trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, dhe bëhet e ditur se rasti është duke vazhduar të hetohet.

Prizren 07.09.2022 – 20:10. Fillimisht është raportuar për një plagosje, ku posa njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me dëshmitarin (babain e viktimës) i cili ka deklaruar se viktima mashkull kosovar ka kryer vetëvrasje. Një ekipë e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri AK 47 me të cilën dyshohet se viktima ka kryer aktin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme