Në Bresalc janë gjetur rreth 18kg substancë narkotike të llojit marihuana

09:11 | 8 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit, pasi që në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe janë sekuestruar 15 kg e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana.

Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kg e 946.9 gramë  substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (total 18 kg e 246.9 gramë  substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë), dy vetura me targa vendore, 355 € dhe dy telefona.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje njofton Policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme