Hajduti hero shpëton somnambulin nga vdekja pasi e plaçkitë (Video)

11:41 | 13 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Autoritetet franceze kanë publikuar pamje nga kamerat e qytetit të xhiruara në stacionin e metrosë në Paris, duke i lënë njerëzit të peshojnë se çfarë na bën neve njerëzor.

Videoja e transmetuar nga Franca 5 më 8 dhjetor tregon ndryshim në karakterin e një hajduti xhepash, i cili pasi vjedh një burrë sa është në gjumë kthehet një kohë të shkurtër më vonë për të shpëtuar atë, pasi ai ishte somnambul dhe u drejtua drejt binarëve, transmeton arbresh.info.

Një tjetër kalimtar është i pranishëm, por ai nuk bën asgjë për të ndaluar somnambulin të bie në binarë. Ai thjesht kthen kokën dhe largohet.

Pas kësaj vjen edhe treni, por somnambuli shpëton pa u lënduar./arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=pWR_8PYnGJ4&feature=iv&src_vid=MCPC91VCenU&annotation_id=annotation_2226545875

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme