Presidenti italian vizitë zyrtare në Shqipëri, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

08:57 | 8 Shtator 2022
E.H

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të mirëpresë sot në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Presidenti i Italisë Mattarella, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10:00.

Ndërkohë në orën 11:10 të dy Presidentët do të japin një deklaratë për mediat nga “Pallati i Brigadave.

Kujtojmë se presidenti i Italisë mbërriti pasditen e djeshme në Tiranë, bashkë me ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa.

Dy zyrtarët e lartë italianë u pritën dje në aeroportin e “Rinasit” nga ministrja e Arsimit Evis Kushi./abcnews.al/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme