Ditëve të fundit ka pas reshje të shiut në vendin tonë, derisa edhe vërshime në disa lagje të Prishtinës. Por, kjo nuk ka ndikuar në liqenet akumuluese si atë të Badocit dhe të Batllavës, që të kenë ngritje të nivelit të ujit.
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, Arjeta Mjeku thotë për arbresh.info se nuk ka ngritje të ujit edhe pse ka pas reshje të shiut.
“Nuk ka ngritje të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci, përkundrazi ka rënje për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijshëm. KRU” Prishtina” punon me kapacitete maksimale të trajtimit të ujit në të trija impiantet e ujit, Albanik Badoc dhe Shkabaj.”
Mjeku thotë se niveli i ujit në liqenin e Badocit është (- 9.28 metra) nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës është (- 4.01 metra) nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.
Mirëpo Mjeku thotë se janë në gjendje që qytetarët t’i furnizojnë me ujë të pijshëm 24 orë dhe se realisht e bëjnë një gjë të tillë, por stina e verës po i përcjellë me ngapak telashe pikërisht për shkak të keqpërdorimit të jashtëzakonshëm të ujit nga persona të pandërgjegjshëm.
Asnjë stinë nuk është problematike sa stina e verës që tregon qartë keqpërdorimin e ujit thotë ajo./Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...