Temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 30 gradë

07:20 | 8 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë me diell dhe vranësira.

Vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor. Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, kurse ato maksimalet të ditës do të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme