Ngjarjet e paralajmëruara për datën 8 shtator

07:02 | 8 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

08:00 – 09:00

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga të Podujevës, do të përurojnë objektin e ri të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë (paralele e ndarë), dhe do të përurojnë Sallën e Edukatës Fizike në shkollën amë.

Agjenda:

08:00 – Vendosja e gurthemelit të shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga.

08:30 – Përurimi i Sallës së Edukatës Fizike të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë.

09:00 – Përurimi i objektit të paraleles së ndarë të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë.

09:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)

09:00

Fondacioni i Rrjetit për Inovacionin në Udhëzimin dhe Këshillimin në Karrierë në Evropë (Fondacioni NICE) mban konferncën në fushën e orientimit në karrierë. (Hotel “Emerald”)

10:00

Qendra e Kosovës për Mësim në Distancë (KCDE) organizon diskutimin e udhëzuar me temën “Mësimi Digjital në Kosovë”, në kuadër të Projektit Zhvillim Inovativ për Avancimin e Arsimit (IDEA 2022). (Vila Gërmia, Prishtinë)

11:00

SBAShK-u mban konferencë për medie lidhur me ecurinë e grevës. Marrin pjesë dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti. (Zyrat e SBAShK-ut)

11:30

Profesorët dhe akademikët nga Tirana, Anastas Angjeli dhe Adrian Civici, promovojnë tre libra me analiza të thelluara shkencore, studime, politika e reagimeve të shteteve e qeverive lidhur me efektet dhe pasojat dhe rrugëzgjidhjet si përgjigje ndaj Covid-19 dhe luftës në Ukrainë. (Instituti “Riinvest”, Prishtinë)

19:00

Hapet ekspozita e fotografit Arben Llapashtica “Dostat e Janjevës”. (Shtëpia e Evropës)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme