Treguesi i besimit në ekonomi pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në gusht. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike regjistroi rënie me 1.8 pikë, por duke qëndruar ende mbi mesataren e tij historike.
Rënia reflektoi rënien e besimit në sektorët e industrisë, të shërbimeve dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, besimi konsumator dhe besimi në sektorin e ndërtimit u përmirësuan në muajin gusht.
Treguesi i besimit të industrisë ra me 4.1 pikë përqindje në gusht, rënia e dytë mujore radhazi. Kjo u reflektua në të tre komponentët përbërës, kërkesa e huaj dhe ajo e brendshme, si edhe vlerësimet për prodhimin aktual. Nga ana tjetër, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen janë rritur. Pritjet për çmimet e prodhimit regjistruan rënie të fortë, me -20.4 pikë përqindje në muajin gusht.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 5.8 pikë përqindje në muajin gusht, edhe në këtë rast për të dytin muaj radhazi. Kjo u përcaktua nga rënia e të dy komponentëve përbërës, vlerësimet për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe vlerësimet për kërkesën. Pritjet e bizneseve të shërbimeve për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë ulur këtë muaj.
Treguesi i besimit në tregti ra me 4.4 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar nga vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit të tyre dhe pritjet për punësimin në muajt e ardhshëm. Pritjet e tyre për kërkesën, ecurinë e biznesit dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë vlerësuar gjithashtu në rënie.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.4 pikë përqindje në muajin gusht. Përmirësimi u shkaktua nga vlerësimet optimiste të bizneseve për aktivitetin e tyre ndërtues. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për kontratat porositëse ishte në rënie këtë muaj. Pritjet e bizneseve të ndërtimit për punësimin u rritën në muajin gusht, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie të lehtë.
Treguesi i besimit konsumator u rrit me 1.8 pikë përqindje në muajin gusht. Kjo rritje reflektoi kryesisht pritjet më optimiste për situatën e tyre financiare dhe për situatën e përgjithshme ekonomike në vend. Vlerësimi i tyre për blerjet e mëdha aktuale u përmirësua gjithashtu në këtë muaj, por pritjet për blerjet në të ardhmen u gjykuan në rënie./monitor/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?