Google ADS

Rama, 100 ditë afat Drejtorit të ri të Policisë

00:44 | 8 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë 100 ditë kohë Drejtorit të ri të Përgjithshëm, Mehmet Rrumbullaku për ta nxjerrë Policinë e Shtetit nga ai që ai e cilësioi si udhëkryq. Në ceremoninë e prezantimit të drejtuesve të rinj të policisë dhe IKMT-së, kreu i qeverisë tha se mbështetja politike nga ana e tij nuk të mungojë.

“Drejtor i Përgjithshëm, brenda 100 ditësh Policia e Shtetit duhet të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet. Mbështetjen politike do e keni dhe ju.”

Puna sipas tij duhet të nisë nga vet rradhët e policisë për të larguar ata që ai I quajti si drurë të shtrembër.

“Ka drurë të shtrembër të cilët kanë rënë në sy sidomos së fundmi, që duhen prerë dhe ka akoma shumë rrugë për të bërë drejt majës që duam të ngjisim këtë trup në shërbim të qytetarëve”

Një prej këtyre drurëve të shtrembër sipas tij ishte edhe autori i tragjedisë së Himarës ku u vra Jonada Avdia dhe që sipas tij nuk duhet të ishte në radhët e policisë. Kryeministri njoftoi se do të ngrihet një njësi e posaçme për menaxhimin e detit, që do të mbajë emrin e vogëlushes.

I paudhi nuk duhet të ishte fare në radhët e policies.

“Të krijojmë Njësi Speciale Policore, që do ta quajmë Jonada dhe vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe nga ajri, me dron për të garantuar sigurI të plotë për pushuesit.

Një tjetër sfidë për Drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit do jetë edhe zbardhja menjëherë e zhdukjes së një shumëtëkërkuari nga ana e Policisë.

“Drejtor duhet të na thoni është vrarë apo nuk është vrarë…”

Një nga përparësitë e lidershipit të ri të Policisë do jetë edhe kontrolli i territorit dhe goditja e ndërtimeve pa leje.

“Një pallat pa leje në mes të Tiranës. Kjo kërkon një adresim të menjehershëm, të pamëshirshëm do të thosha unë ndaj atyre pasuruarve, ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë që qytetarëve u tregojnë dhëmbët dhe pasuruarve u puthin këmbët.”

Rama kërkoi gjithashtu nga Kreu i ri i Policisë reformimin sa më parë të Policisë Kriminale, Rrugore dhe asaj të Krimit Ekonomik, ndërsa dha lajmin e mirë për të gjithë uniformat blu për rritjen e pagave, veçanërisht për ata të nivelit bazë./klan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme