Bashkimi Evropian (BE) do të ndihmojë Ukrainën me 5 miliardë euro nga paketa e ndihmës makro-financiare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Komisioni Evropian thuhet se është përgatitur propozimi i cili parashikon dërgimin e pjesës së dytë të paketës së kredisë makro-financiare prej 9 miliardë euro të njoftuar më parë për Ukrainën e cila lufton me Rusinë.
Rikujtohet se 1 miliard euro nga paketa është paguar në fillim të gushtit dhe se pjesa prej 5 miliardë eurosh do t‘i jepet Ukrainës së shpejti.
Pjesa tjetër e mbetur prej 3 miliardë eurosh do të sigurohet për Ukrainën në kohën më të shkurtër.
Më 18 maj BE-ja njoftoi paketën e ndihmës makro-financiare prej 9 miliardë euro me qëllim për të ndihmuar Ukrainën ndërsa paketa u miratua në Samitin e Liderëve të BE-së më 23-24 qershor.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...