Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KAS) mbështet vendimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si përgjigje proporcionale ndaj sulmit kibernetik të organizuar dhe sponsorizuar në nivel shtetëror me objektiv “shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare”.
“Përmes këtij sulmi, RIS ka minuar çdo akt dhe parim të së drejtës ndërkombëtare që rregullon raportet mes 2 vendeve që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën. Aq më tepër, që sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO, përbën kërcënim serioz ndaj të gjithë aleancës, duke e bërë të domosdoshme kundërpërgjigjen proporcionale me rrezikun që kanoset. Nga ana tjetër, KASH i bën thirrje qeverisë shqiptare që të marrë masa urgjente për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të infrastrukturës digjitale, në dritën e paralajmërimeve të shtuara të NATO dhe BE për potencialin e shumëfishuar të sulmeve kibernetike ndaj vendeve anëtare, veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës. Gjithashtu, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë të sigurojnë mbikëqyrje të plotë të masave të marra nga AKSHI, përpara dhe pas këtij sulmi kibernetik, për mbrojtjen e infrastrukturës strategjike digjitale të vendit”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. /arbresh.info/
Konjufca ngacmon PDK-në dhe LDK-në, reagojnë Tahiri dhe Gash...
Zyrtare: Man United e shkarkon nga posti i trajnerit holande...
Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëron për “pas...
Nesër mbahet panairi i universiteteve franceze në Prishtinë ...
Konjufca: BE nuk mund t’ia marrë Kosovës kompetencat për Aso...
Mevlani e lëshon ‘perlën’: Njeriu kur dashuron nuk tradhton