Google ADS

Vazhdon saga e Mar-a-Lago, Trump fshihte edhe dokumente që flasin për armë bërthamore

22:32 | 7 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Agjentët e FBI gjatë kontrollit të bujshëm në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago gjetën midis të tjerash një dokument që përshkruan aftësitë bërthamore të një qeverie, raportoi të martën Washington Post.

Media në fjalë,  duke cituar burime të paidentifikuara, nuk e përmend se cila është qeveria e huaj në dokumentin që përshkruan mbrojtjen ushtarake të vendit.

Përmbajtja e më shumë se 11,000 dokumenteve qeveritare dhe fotografive që  agjentët e FBI-së gjetën në Florida muajin e kaluar nuk është zbuluar, por raportimet nga mediat ndërkombëtare treguan se dokumentet e klasifikuara në lidhje me armët bërthamore ishin ndër artikujt që kërkonin autoritetet federale.

Ndër të dhënat e gjetura nga FBI ishin dokumente që detajojnë operacionet top-sekret të SHBA-së .

Trump tashmë është nën hetim nga departamenti i drejtësisë për mbajtjen  e zhvendosjen e paautorizuar të të dhënave shumë të ndjeshme të qeverisë nga Shtëpia e Bardhë dhe për ruajtjen e tyre në mënyrë të parregullt në Mar-a-Lago./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme