Katër varka me vela janë përfshirë nga flakët masive në portin e Gouvia-s në Korfuz, ku në rrethana ende të paqarta një mjet lundrues që ishte ankoruar shpërtheu në flakë rreth orës 16:00 këtë të mërkurë.
Një forcë e madhe e Zjarrfikëses ka shkuar në zonë me pesë makina zjarrfikëse. Zjarrfikësit u munduan të largonin edhe skafet e tjera që ndodheshin përreth, për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Marina e Gouvias është një nga më të mëdhatë në Greqi, pasi ka një kapacitet prej 960 varkash, me kalata fikse dhe lundruese.
Sipas përditësimit të fundit nga Zjarrfikësja, katër skafet që u ankoruan dhe morën flakë janë shkatërruar plotësisht, ndërsa të paktën 15 varka që ndodheshin në marinë u hoqën nga pronarët e tyre./tch/
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...