Google ADS

Nagavci: Nga fillimi i grevës nuk kam pasur takim me SBASHK-un

21:19 | 7 Shtator 2022
L G

Arsimi në Kosovë ka hyrë në javën e dytë të grevës. Megjithë takimet që ka pasur këshilli grevistë i BSPK-së, përfshirë edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deri më sot nuk është parë se dy palët mund të arrijnë një marrëveshje që të ndalet grevën.

Mësimdhënësit, po kërkojnë që të ketë paga shtesë prej 100 euro deri në miratim të ligjit të pagave.

Qeveria e Kosovës, këtë fundjavë ka prezantuar pakon e re, në të cilën ka paraparë edhe shtesa për tre muaj nga 50 euro për zyrtarët publikë, por Këshilli grevist ka refuzuar këtë propozim, duke e cilësuar atë si të pa pranueshëm dhe se nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sonte në “RTK Prime”, ka ftuar mësimdhënësit të iu kthehen shkollave.

“Arsimin ne e kemi prioritet, nuk e kemi në mënyrë deklarative, por e kemi dëshmuar, ftoj për reflektim. Dialogu nuk ka munguar, SBASHK-u gjithë i ka pasur dyert i hapur për dialoguar me mua. Çështjet që janë ngritur nga ata janë adresuar”, tha ajo.

Sipas saj, nga momenti që është paralajmëruar greva nuk kanë pasur më asnjë takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut. “Është shqetësuese se si është paralajmëruar greva”, tha ajo.

Të ngjashme