Paundi ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 1985.
Sterlina ra me 0.64% në 1.145 dollarë të mërkurën pasdite – një nivel i paparë në 37 vjet, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Banka e Anglisë tha se një perspektivë më e dobët për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe një dollar më i fortë po ushtron presion mbi sterlinën.
Guvernatori Andreë Bailey paralajmëroi gjithashtu se pak mund të bëhet për të ndaluar rënien e Mbretërisë së Bashkuar në një recesion këtë vit ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.
Ai shtoi se kjo do të shkaktohet “në masë të madhe nga veprimet e Rusisë dhe ndikimi në çmimet e energjisë”.
Banka pret që ekonomia të tkurret në tre muajt e fundit të 2022 dhe të vazhdojë tkurrjen deri në fund të 2023.
Mbretëria e Bashkuar, sikurse edhe vende në Europë janë duke përjetuar rrijen e kostos së energjisë dhe pritet që kostot të rriten edhe më shumë pasi Rusia shkurtoi ndjeshëm furnizimet e saj me gaz në Europë./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga