Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zërvaskë të Pogradecit.
Një person ka vrarë me thikë një 65-vjeçar, pasditen e së mërkurës.
Autori i krimit është në kërkim.
Mendohet se krimi ka ndodhur në pragun e shtëpisë së viktimës, për shkak të një konflikti prone.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Konjufca ngacmon PDK-në dhe LDK-në, reagojnë Tahiri dhe Gash...
Zyrtare: Man United e shkarkon nga posti i trajnerit holande...
Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëron për “pas...
Nesër mbahet panairi i universiteteve franceze në Prishtinë ...
Konjufca: BE nuk mund t’ia marrë Kosovës kompetencat për Aso...
Mevlani e lëshon ‘perlën’: Njeriu kur dashuron nuk tradhton