Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur nga një zjarr i madh në një kompleks karaoke në Vietnamin jugor pranë qytetit Ho Chi Minh.
Zjarri ka rënë në katin e sipërm të lokalit mbrëmjen e së martës, duke bllokuar klientët dhe stafin, transmeton portal arbresh.info
Për të shpëtuar nga zjarri, katër persona janë hedhur nga kati i dytë dhe i tretë, thanë mediat lokale.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas alarmit. Shkaku i zjarrit po hetohet.
Gazeta Cong An Nhan Dan, zëdhënësja zyrtare e Ministrisë së Sigurisë Publike, tha se 32 persona tani u konfirmuan se kishin humbur jetën, duke përfshirë 17 burra dhe 15 gra.
Hetimet mbi shkaqet e zjarrit kanë filluar.
Rasti i fundit është më vdekjeprurësi në një seri zjarresh në bare karaoke në Vietnam, duke ngritur kështu shqetësimet për standardet e sigurisë.
Muajin e kaluar, tre zjarrfikës vdiqën teksa po përpiqeshin të shuanin zjarrin në një lokal karaoke në kryeqytetin Hanoi.
Në vitin 2016, një zjarr në një tjetër sallë pritjeje karaoke në Hanoi la të vdekur 13 persona./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...