Një nga peshkopët katolikë më përparimtarë të Gjermanisë e ka quajtur homoseksualitetin “vullnet i Zotit”.
Në një intervistë për një revistë të krishtere gjermane, ai tha se ka ndryshuar mendje mbi këtë çështje, transmeton portal arbresh.info
“Homoseksualiteti nuk është faji i Zotit, por vullneti i Zotit, ashtu si vetë krijimi”, tha peshkopi i Aachen, Helmut Dieser për mediat Christ & Welt.
Kisha Katolike e konsideron homoseksualitetin si mëkat. Sipas kishës, të qenit homoseksual nuk është krim, por akti homoseksual është.
Kongregacioni për Doktrinën e Besimit vendosi vitin e kaluar që priftërinjtë katolikë nuk lejohen të kryejnë ritin e bekimit të partneriteteve homoseksuale.
Dieser tha se është i vetëdijshëm se Roma ende e konsideron homoseksualitetin si mëkat, duke shtuar se ky koncept është i diskutueshëm.
“Kur bëhet fjalë për dashurinë, atë lloj dashurie që është një formë erotike, kur trupi bëhet shprehje e asaj dashurie dhe gjuhës së saj, atëherë mendoj se dashuria nuk mund të jetë mëkat”, tha peshkopi.
Nëse një prift bekon çiftet homoseksuale është një vendim personal i çdo prifti, sipas Dieser./arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...