Erik ten Hag ka dhënë përsëri komente lidhur me Cristiano Ronaldo, duke thënë se portugezi është tani në gjendje të mirë fizike.
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka folur në konferencë për shtyp dhe është pyetur edhe për Ronaldo.
Holandezi ka bërë të ditur se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë i gatshëm të startojë në shumicën e ndeshjeve të United.
“Ai startoi ndaj Brentford, pastaj jo më, por ai është gati të startojë”, ka thënë Ten Hag.
“Sigurisht që po mund të startojë shumicën e ndeshjeve”, u përgjigj tutje holandezi.
Cristiano Ronaldo nuk ka qenë pikë kyçe e United, së paku këtë fillim sezon. Lojtari u la në stol në ndeshje të rëndësishme sikur ato ndaj Liverpool e Arsenal, ku CR7 zbriste në fushë vetëm në minutat e fundit të ndeshjeve.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës