Google ADS

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj gjyshit që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn

13:13 | 7 Shtator 2022
A. B.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Musli Rexhepit, i cili ditë më parë kishte tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ngjarja kishte ndodhur në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Lajmin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Po është ngritur aktakuzë e drejtpërdrejtë me propozimin për kërkesë të paraburgimit”, ka thënë Ulaj.

Ajo ka bërë të ditur se Rexhepi ngarkohet me veprën “cenimi i të drejtës në grevë” sipas nenit 221 të Kodit Penal.

Ndryshe dje, Policia e Kosovës kishte njoftuar se Musli Rexhepi i cili ka tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

lexo edhe:

Një person tenton të sulmojë Rrahman Jasharajn

 

 

 

Të ngjashme